Andreas Gursky – Bursa e Hong Kongut II, 1995

(sguraziu – ars poetica, j 2020)

…nëse ekonomia ka zemër, atëherë Gursky padyshim donte të thoshte ja pra zemra e “zemrës” së ekonomisë : )

Andreas Gursky – Bursa e Hong Kongut II, 1995

…njohësit e artit thonë se subjekti artistik i Gursky pothuaj përherë është lokucioni bashkëkohor i diçkaje sublime; psh. një fuqi e madhe përballë së cilës vetëdijësohemi ose e ndiejmë vogëlsinë tonë, njësoj siç kalimtari i rastit do ndjente pranë një objekti madhështor të Drejtësisë së Shtetit (dihet… godinat e Drejtësisë gjithmonë janë pallate impozante), ose psh. cilido ushtar e qytetar do ndjehej një “hiç” nëse t’i vërtitej Pentagonit, ndoshta objektet grandioze që prezantojnë fuqinë e shtetit qëllimisht ndërtohen ashtu, sepse vetë “krenaria” e shtetit duhet te shkëlqejë në madhështinë e tyre… as Roma (e romakëve) s’i ndërtonte kot ato godinat me lloj-lloj kolanash, harqesh e kupolash, pa mermerin e pa arkitekturat e avancuara fuqia perandorake nuk “mishërohet” mirëfilli, s’mbahet perandoria me kasollesh prej thuprave të baltes, as sot e kësaj dite shteti s’mbahet thjesht me fuqinë e moralit e të ligjit, no way… edhe 2000 vjet pas Romës ende vlejnë të njëjtat kondita, cilido shtet serioz nëse ka ndërmend të ekzistojë patjetër që i duhet aparati i fuqishëm ushtarak, pastaj aparati policor, e kështu me radhë, duhen lloj-lloj aparaturash, duhen dhe arkitekturat grandioze…
…bie fjala Kosova vertet ndoshta një shtet me “cucëll” (dmth. nëse t’krahasohej me vjetërsinë e shtetësisë kineze), le që një ekonomi e vogël por dhe ende në pelena, “kryeplakut” kosovar përveç se të kollitet i duhet çdo mbrëmje t’i numërojë fasulet e lugët në kroshne, ama s’kanë rëndësi detaje të tilla, pa ushtrinë Kosova s’do konsiderohej shtet “serioz” – Roma madje ende pa u bërë Romë a perandori, ende pa ia filluar… fillimisht ishte ushtri : )

[ një foto e Andreas Gursky me titull “Rajna II” mban rekordin e botës fotografike si fotoja më e shtrenjtë e të gjitha kohërave (dmth shitur / blerë ndonjëherë), në v. 2011 “Rajna II” qe shitur mbi 4 milionë $ ]